Transmetuar më 21-02-2014, 13:46

Skena dramatike e cila u kap nga një fotograf në autostradën e Miami, Dolphin Expresseay, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pati një fund të lumtur.

Një fëmijë i lindur para kohe pushoi së marri frymë, gjatë kohës që ndodhej në makinë me tezen e tij, e cila menjëherë ndaloi automjetin në mes të trafikut dhe zbriti bashkë me fëmijën duke kërkuar ndihmë.

Por paniku dhe frika nuk e ndaluan gruan që të gjejë forcë për të praktikuar frymëmarrje artificiale në gojën e të voglit, teksa priste ndihmën e shpejtë.

Fatmirësisht vogëlushi u shpëtua, dhe i mituri me emrin Sebastian aktualisht ndodhet në spitalin e Miami në gjendje të stabilizuar./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit