Transmetuar më 21-02-2014, 13:05

Tiranë, 21 shkurt 2014, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për dhunë në familje.

Burime zyrtare nga uniformat blu i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al, se u arrestua 28 vjeçari Eljos Bino, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur ndaj gjyshit të tij.

Po ashtu nën akuzën e dhunës në familje, u arrestua edhe 55 vjeçari nga Valiasi, Demir Sinaj, pasi ndaj tij është bërë kallëzim, pasi ky i fundit ka dhunuar dhe ka kanosur babanë e bashkëshortes së tij.

Sakaq pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur një armë zjarri tip automatik, model 56, me dy krehëra me 18 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit