Transmetuar më 21-02-2014, 12:55

Një propozim i veçantë për martesë por me një mesazh shumë të qartë, “Martohu me mua dhe do të garantojë një jetë të denjë”.

Është ky mesazhi i një djali kinez 27 vjeçar, i cili për të bindur të dashurën e tij për martesë, i dërgoi një tufë me 999 trëndafila, të bërë që të gjithë me kartëmonedha.

Djali me emrin Chen Li, punon si programues dhe pëlqen që ti bëjë gjërat sa më madhështore. Por qëllimi i vërtetë i atyre luleve ishte që të bënte përshtypje pozitive te prindërit e vajzës, të cilët nuk ishin shumë dakord me lidhjen e tyre. Por e dashura e tij pranoi pa u menduar shumë.

Kështu Chen shkoi direkt në bankë dhe zbrazi llogarinë e tij, prej 200 mijë yuan, ose rreth 24 mijë euro dhe kaloi katër ditë rresht duke i bërë paratë të ngjashme me trëndafila, ku për secilin prej tyre iu deshën 5-6 minuta.

“E di që paratë që kam në total, nuk janë mjaftueshëm për të blerë një shtëpi dhe e di që e dashura ime nuk do një makinë. Por unë doja që ti tregoja se e dua me gjithë forcën time dhe jam gati që ti jap gjithçka që kam”, u shpreh i dashuruari Chen./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit