Transmetuar më 21-02-2014, 09:59

Ipnoterapi për tu bërë “budallaqe” dhe për ti ngjarë gjithnjë e më shumë modelit të saj në jetë, kukullës Barbie.

Sozia e kukullës së famshme, Blondie Bennett, ka vendosur që ti ngjajë gjithnjë e më shumë idhullit të saj, jo vetëm nga ana fizike por edhe nga kapaciteti i inteligjencës.

Pas një sërë ndërhyrjesh të kirurgjisë estetike, me mbi 25 mijë sterlina të shpenzuara për pamjen e saj, Blondie tashmë i ka hyrë terapisë.

Rreth 18 muaj më parë ajo ndryshoi edhe emrin e pagëzimit dhe lidhur me këtë nismë shprehet se, “Të gjithë mendonin se ishte një fazë kalimtare, por unë dua që ti ngjajë asaj në gjithçka. Kam vendosur që të bëhem një Barbie e vërtetë, idiote”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit