Transmetuar më 21-02-2014, 09:14

Qindra të moshuar nga Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut, një pjesë e të cilëve me probleme shëndetësore janë takuar bashkë në Korenë e Veriut, duke shkëmbyer përqafime plot emocione dhe kujtime, të cilat datonin 60 vjet para ndarjes mes tyre.

Bëhet fjalë për të parin rast bashkimi të familjeve koreane, të ndara nga lufta e viteve 1950-1953.

Mediat filmuan gjithë ceremoninë e zhvilluar në malin Kumgang, duke treguar imazhet e 82 korano-jugorëve nën dëborë, ndërsa prisnin 180 familjarët e tyre të mbetur në Korenë e Veriut pas luftës.

Njëri nga të moshuarit koreano-jugor i moshës 93 vjeçare, i ndarë asokohe nga e shoqja shtatzënë, njohu për herë të parë djalin e tij 64 vjeçar./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit