
Gjyshërit janë shokët më të mirë të fëmijëve dhe njerëzit më të besuar të prindërve për tu besuar fëmijët, veçanërisht kur këta të fundit janë të vegjël. Por në të njëjtën kohë gjyshërit janë “armiqtë” kryesorë të shëndetit të fëmijëve, pasi po i çojnë këta të fundit drejt obezitetit.
Një studim shkencor ka treguar se fëmijët të cilët kujdesen nga gjyshërit kanë tendencë të shëndoshen më shumë, në raport me fëmijët e tjerë të rritur normalisht nga prindërit.
Është ky rezultati i një studimit të Universitetit të Helsinki, në Finlandë, studim i publikuar në revistën shkencore “Evolutionary Psichology”.
Ekipi i studiuesve analizoi të dhënat e 9 mijë familjeve, me së paku një fëmijë të moshës nga 9 muajsh deri në 3 vjeç, duke krahasuar peshën e atyre që kujdeseshin nga gjyshërit në raport me ata që kujdeseshin nga prindërit.
Nga ballafaqimi rezultoi se ata fëmijë që ishin nën kujdestarinë e gjyshërve rrezikonin 22% më shumë që të bëheshin obezë në raport me bashkëmoshatarët e tyre.
Siç shpjegojnë shkencëtarët, gjyshërit dhe veçanërisht gjyshet, nga “fiksimi” për ti kujdesur sa më shumë nipërit, i ushqejnë vazhdimisht duke i çuar drejt shëndoshjes dhe më tej drejt obezitetit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





