Transmetuar më 20-02-2014, 21:44

Bukuroshja polake Kasia Smutniak u paraqit për një prezantim të shkurtër në skenën e Ariston, por ajo që ka rënë në sy ishte barku i saj, duke shtuar dyshimet se mund të jetë shtatzënë.

Ajo ishte veshur me një fustan të zi, por format e saj lanë vend për dyshime.

Kasia Smutniak tashmë ka një vajzë, Sophie, me aktorin Peter Taricone, i cili humbi jetën në vitin 2010 në moshën 35 vjeçare në një aksident tragjik me parashutë.

Kasia aktualisht është e lidhur me producentin Domenico Procaçi. Mediat amerikane thonë se me lidhjen e re, Kasia pritet t’i gëzohet një fëmije të dytë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit