
Ky është horoskopi ditor për ditën e Premte, 21 shkurt 2014 që ju sjell Noa.al. Humori juaj do të ketë mjaft luhatje në gjysmën e parë të ditës. Shkak për këtë gjendje janë planetet dhe pozicionet e tyre. Relaksimi, meditimi ose e vajtura në vende fetare, mund t’ju ndihmojë të kapërceni këtë ndryshim të papritur të humorit. Gjysma e dytë e ditës do të jetë më e qetë.
Dashi
Sot është një ditë e përkryer për të zgjidhur çështjet familjare. Çdo Dash, meshkujt në veçanti, këshillohen nga yjet që të ofrojnë një shpatull të sigurt për miqtë e tyre më të ngushtë. Detyrat teknike për ju janë gjëra të lehta dhe do ti realizoni pa pasur probleme.
Demi
Nuk ka rëndësi se ku e vini këmbën sot, ju nuk do të mbeteni pa mbështetje. Keni të garantuar ndihmën si nga ana teknike, por edhe shpirtërore. Kini kujdes se disa mbështetje mund të presin diçka në kthim.
Binjakët
Për Binjakët të menduarit mirë të gjërave është e rëndësishme. Nëse keni zgjedhur një plan përcaktimi të gjërave, qëndrojuni atyre pa marrë parasysh se çfarë ndodh. Një ushqim i mirë dhe një shkëputje nga realiteti është gjëja më e mirë për ata të cilët janë të përfshirë nga rutina e punës.
Gaforrja
Në ditën e sotme ju të Gaforres jeni duke u mbështetur në idetë tuaja për planet e veprimit dhe kjo do t’ju sigurojë suksesin tuaj. Disa nga virtytet që demonstroni sot janë vetëkontrolli, besueshmëria, komunikimi, shkathtësia dhe arsimimi.
Luani
Shtëpia është kala për Luanët, por mos e ktheni atë në burg. Vendosni marrëdhënie më të hapura dhe duhet të keni më shumë biseda me të tjerët. Trego disa iniciativa duke marrë përsipër peshën e disa detyrave të shtëpisë.
Virgjëresha
Shanset për sukses do të jenë më të forta për ata që janë në lidhje çift. Ndërsa për ata që janë vetëm nuk duhet ta humbasin shpresën për të gjetur bashkëpunëtore dhe mbështetës apo edhe gjetjen e një partneri.
Peshorja
Duhet të mbështesni iniciativën për menaxhimin siç duhet të punës. Bisedoni me profesionistë. Nëse ju jeni një nga ata profesionistë, atëherë ky është një shans i mirë për të ngjitur shkallët e karrierës duke tërhequr vëmendjen e shefit dhe duke fituar besimin e tij.
Akrepi
Sot përfitojnë ata që ja në më të fortë dhe të guximshëm. Kjo do të ndiqet nga një masa e madhe prej jush. Plani juaj është se duke punuar fort arrihen edhe rezultate të mrekullueshme. Gjatë kësaj kohe juve nuk do t’ju mungojë edhe besimi nga të gjithë të afërmit tuaj.
Shigjetari
Në ditën e sotme të gjitha problemet familjare janë shumë të lehta për tu zgjidhur sesa mund ti mendoni ju të Shigjetarit. E vetmja gjë për të cilën ju mund të keni nevojë është një informacion i dobishëm apo një këshillë nga një person me më shumë përvojë.
Bricjapi
Jeni të vetëdijshme se kokëfortësia juaj do t’ju përballë kokë më kokë me partnerin. Dialogu personal dhe profesional mes jush dhe partnerit do të jetë i suksesshëm vetën nëse ju jeni në harmoni të plotë me njëri-tjetrin.
Ujori
Mos mendoni se sot çdo gjë për ju ka pasoja. E rëndësishme është të kuptoni se për të arritur gjerat duhet edhe ndihma e dikujt, ndaj lëreni mënjanë krenarinë dhe pranoni ndihmën e të tjerëve.
Peshqit
Për ju gjërat janë të përkryera sot. Keni çdo gjë nën kontroll dhe jeni të mbushur me energji. Nëse diçka nuk shkon për ju, i vetmi shpjegim është se nuk mund t’i realizoni dot të gjitha. Duhet të vini pak rregull dhe të ndiqni udhëzimet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





