Transmetuar më 20-02-2014, 19:27

Podgoricë, 20 shkurt 2014, NOA.al- “Mali i Zi ka shanse reale që në shtator 2014 të marrë  ftesën për anëtarësim në NATO”, ka deklaruar ministri për Punë të Brendshme Rashko Konjeviç.

Ai tha sot se anëtarësimi në Aleancë është parakusht që vendi të bëhet pjesë e BE. Konjeviç ka pohuar se Mali i Zi prej rivendosjes së pavarësisë ka pasur dy qëllime të politikës së jashtme, anëtarësimin në NATO dhe në BE.

Për shanset që në shtator Podgorica të marrë ftesën për anëtarësim nuk mendojmë vetëm zyrtarët e shtetit por edhe një numër i madh  politikanësh me ndikim në BEdhe në NATO, të cilët   njohin Malit të Zi hapat e deritanishëm.

Duke komentuar këtë fakt, z. Konjeviç tha se politikanët ndërkombëtarë konsiderojnë se Podgorica e ka plotësuar pjesën më të madhe të kritereve politike. Sipas z.Konjeviç, nga sfera e sektorit të sigurisë shteti duhet të plotësojë kushtet e nevojshme për anëtarësim. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit