Transmetuar më 20-02-2014, 17:52

Mirditë, 20 shkurt 2014, NOA.al- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në mbrëmje në fshatin Perlat, të Mirditës. Gjergji Duka 65 vjeç ka goditur me gërshërë në qafë kushëririn e tij Gjet Dukën 68 vjeçar.
Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e 65 vjeçarit Gjergji Duka.
Me urgjencë të pranishmit kanë nisur për në spital në Tiranë, të plagosurin Gjet Duka 68 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas policisë, shkaku i konflikti është një çështje pronësia e hershme mes dy kushërinjve. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





