
Kiev, 20 shkurt 2014, NOA.al- Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kiev të Ukrainës, kanë vënë në lëvizje gjithë faktorin ndërkombëtarë, të cilët kanë reaguar në mënyra të ndryshme.
Pas vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat kanë reaguar fuqishëm duke kërkuar nga Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovich, të ndalojë dhunën ndaj qytetarëve, e njëjta thirrje nga kreut të shtetit të Ukrainës ka ardhur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mësohet se SHBA ka kërkuar nga Presidenti Yanukovich, që të ndërhyjë dhe të zgjidhë situatën në mënyrë politike. Sipas SHBA është e pa pranueshme dhuna që forcat speciale kanë ushtruar ndaj qytetareve, dhe kjo duket në imazhet e publikuara në media.
Nga dhuna e ushtruar në Kiev mediat ndërkombëtare flasin për 100 të vrarë në mesin e tyre dhe 500 të plagosur vetëm gjatë ditës së sotme. Ndërsa autoritetet në Kiev bëjnë të ditur se rreth 70 policë janë marrë peng nga demonstruesit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





