

Gjykata e Lartë e Londrës liroi bosin e Formula 1, Bernie Ecclestone nga akuza për korrupsion duke hedhur poshtë kërkesën për dëmshpërblim prej më tepër se 140 milionë dollarësh.
Gjykatësi Justice Newey, edhe pse konfirmoi pagesën nga ana e Ecclestone të një zarfi me rryshfetin për të bërë të mundur shitjen e të drejtave komerciale të Formula 1 drejt kompanisë CVC që drejtohej prej tij, përjashtoi mundësinë që të ketë patur një dëm ekonomik për grupin Conctantin Median që ishte prezantuar si pala e dëmtuar duke ngritur akuzën për dëmshpërblim.
Ecclestone, 83 vjeçar është prej një kohe të gjatë në krye të Cirkusit të Formula 1, në këtë mënyrë u shfajësua plotësisht duke shtyrë daljen e tij nga skena.
Gjykata e Londrës duke hedhur poshtë akuzën e grupit gjerman, përjashtoi mundësinë që Ecclestone në vitin 2006 ti kishte shitur kuotat e Bayern Lb, me një çmim poshtë vlerës së tregut, (prej 814 milione dollarësh, duke i ndaluar faktikisht kompanisë Concstand Medien të përfitonte 10 % të bonusit që i takonte nëse kjo kuotë do të kalonte shifrën e 1 miliard dollarëve).
Duke e quajtur të drejtë çmimin e mbylljes së tratativës gjykata liroi Ecclestone nga akuza e dëmshpërblimit që ishte ngritur nga Constant Medien, por bosit të Formula 1 do ti duhet të përgjigjet për akuzat për korrupsion në një tjetër proces në Gjykatën e Mynihut në Gjermani.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





