Transmetuar më 20-02-2014, 15:41

Mendohej se viti 2014, duhet të ishte viti i rilindjes së saj profesionale, falë nominimeve për çmimet Oscar, por viti 2014 duket se rezultoi tejet i trishtë për aktoren Julia Roberts.

Pas vdekjes tragjike të gjysmë-motrës së saj Nancy, me të cilën aktorja nuk kishte raporte shumë të afërta, edhe nga nëna e Julia vjen një lajm i trishtë.

Kjo pasi gruaja është prekur nga kanceri. Betty Lou  ka zbuluar prej pak kohësh kancerin në mushkëri, ndërsa ka pësuar rënie të ndjeshme të shëndetit. Ndërsa momentalisht diva po përjetonte në heshtje vdekjen e së motrës, tashmë lajmi për sëmundjen e nënës është një tjetër goditje e rëndë për të.

Kujtojmë sakaq se Nancy Motes, 37 vjeç, motra nga nëna e aktores së famshme hollivudiane Julia Roberts, u gjet e vdekur për shkak të një overdoze droge./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit