Transmetuar më 20-02-2014, 15:23

Pas tragjedisë së Eddie Guerrero pak vite më parë, sërish zi në botën e sportit të wrestling.

Ka gjetur vdekjen në moshën 43 vjeçare Nelson Frazier, i njohur ndryshe me pseudonimin Viscera.

I gjatë mbi dy metra, Frazier ishte i famshëm edhe për peshën e tij maksimale, plot 200 kilogramë, sytë e akullt dhe tatuazhet e panumërta.

Por pavarësisht forcës dhe fizikut të tij, Viscera gjeti vdekjen si pasojë e një infarkti të beftë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit