Transmetuar më 20-02-2014, 12:55

Edhe pse janë të famshme, ato janë femra si gjithë të tjerat dhe pas përfundimit të një historie të rëndësishme dashuri, ndodh që të kërkojnë një fillim të ri dhe për këtë arsye presin flokët.

Shembulli i fundit vjen nga Vanessa Paradis, ku ndërsa ish i fejuari i saj Johnny Depp po zyrtarizon lidhjen me modelen Amber Heard, i ka prerë flokët shkurt.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Kate Moss, e cila kur u braktis nga i dashuri i saj Johnny Depp në vitin 1998 pësoi një krizë të thellë, dhe i preu fare shkurt flokët.

Po në të njëjtën mënyrë veproi edhe këngëtarja Miley Cyrus e cila i mbajti flokët e gjatë deri në vitin 2012, por pas ndarjes me të fejuarin Chris Hemsworth, ndryshoi tërësisht.

Pamela Anderson ka qenë gjithashtu njëra nga femrat që ka pasur si pikë të fortë flokët e gjata dhe format e bëshme, por gjatë vitit 2013 kur mbeti vetëm pas një sërë ndarjesh, ajo i preu flokët fare shkurt. Mirëpo ky ndryshim duket se i solli fat pasi ajo u ribashkua dhe rimartua me ish-bashkëshortin e saj, Rick Solomon.

Charlize Theron i ka mbajtur flokët e gjatë për një sërë vitesh, por pas ndarjes me të fejuarin Stuart Townsend i preu fare shkurt. Së fundmi duket se aktorja ka rigjetur lumturinë, pasi adoptoi e vetme të voglin Jackson, ndërsa më tej u lidh me Sean Penn.

Aktorja Jennifer Lawrence sipas zërave që qarkullojnë për të i preu flokët, pas një krize të gjatë. Shkak për këtë veprim duket se kanë shërbyer dashuritë e gabuara me aktorët, Graham Partrick Martin dhe Nicholas Hoult./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit