
Në “çatinë e botës”, mes Italisë dhe Zvicrës ndodhet një panoramë e paparë që ofron mali Solvay Hut në Cervino, në një lartësi prej 4003 metrash.
Në këtë majë gjendet një srtehëz përrallore, e ndërtuar në vitin 1915, duke përdorur kafshët për transportimin e materialeve për ndërtimin e saj.
Por nga kjo shtëpizë e frikshme, e cila ndodhet në një terren që vetëm guximtarët mund ta vizitojnë, ofrohet një panoramë unike.
Bëhet fjalë për një pikë qëndrimi për alpinistët, e cila ndodhet në pronësi të klubit alpin të Zvicrës, ndërsa brenda saj ndodhet një telefon i instaluar qysh prej vitit 1966 për të lajmëruar ndihmën e shpejtë në rast nevoje./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





