Transmetuar më 20-02-2014, 12:12

Fotografitë e shkrepura nga James Friedman, fotograf amerikan i rritur në Ohio, janë fryt i një mangësie.

“Nuk mbaj mend asnjë puthje mes anëtarëve të familjes sime. Nuk pati asnjë të tillë, deri në momentin që nëna ime përfundoi në spital për tetë muaj, e paaftë për të folur. Në atë moment nisëm të përshëndeteshim me një puthje, sa herë që përfundonte orari i vizitave. Zbulimi i kësaj forme dashurie, ndodhi në një moment shumë të trishtë, kur kuptova se asaj i mbetej shumë pak për të jetuar”, shprehet James.

Kështu pas këtij momenti, Friedman nisi projektin e tij “Pleasure and Terror of Kissing”, duke fotografuar momente ngrohtësie dhe dashurie mes familjarëve.

Në fotografitë e tij bardhë e zi, shfaqen protagonistë familjarë, miq dhe të dashur, në momente të afërta mes tyre./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit