Transmetuar më 20-02-2014, 11:29

Divjakë, 20 shkurt 2014, NOA.al- Policia e Lushnjes ka arrestuar në flagrancë 55 vjeçarin nga Divjaka, Ristan Janko.

I sipërpërmenduri akuzohet se në qytetin e Divjakës, për motive të dobëta ka qëlluar me kaçavidë, 48 vjeçarin me iniciale J.M., i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.

Nuk dihen ende detajet e konfliktit mes të dëmtuarit dhe autorit, ndërsa lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjes, për veprën penale plagosje e rëndë me dashje./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit