Transmetuar më 20-02-2014, 10:33

Elbasan, 20 shkurt 2014, NOA.al- “Përmbaruesi” u kodua operacioni i policisë së Elbasanit, u cili vuri në pranga një përmbarues gjyqësor.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se u bë arrestimi i 45 vjeçarit Mehmet Cerraga, i cili dyshohet se i ka kërkuar një shtetasi shumën prej 1000 euro, në këmbim të mos ekzekutimit të një vendimi të Gjykatës së Elbasanit.

Shkak për kapjen e tij shërbyen hetimet dy mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Elbasan, ku falë grumbullimit të provave u bë ndalimi i Cerragës, nën akuzën e korrupsionit pasiv./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit