
Tiranë, 20 shkurt 2014, NOA.al- Gjatë aktivitetit “Atelier Albania”, i zhvilluar për çështje të zhvillimit të territorit dhe zhvillimit urban, Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një pikë takimi për ndërthurjen e planeve të zhvillimit.
Në vijim ai tha se territori do të jetë baza e planifikimit, duke shtuar se paralelisht do të planifikohet dhe do të realizohet.
“Atelieja ka një rol të rëndësishëm pasi u ofron mundësi të shumta planifikuesve të rinj dhe arkitektëve të rin që të zhvillohen duke u bërë pjesë e këtij procesi, dhe për këtë arsye është planifikuar si një hapësirë e pakthyeshme. Është një pikë takimi që bashkon rrugët e gjithë palëve të interesuara në një proces ku ne kemi një sfidë shumë të madhe, sfidën e integrimi urban dhe social. Nesër kemi konkursin për vijën ujore të qytetit të Vlorës. Një konkurs i hapur ku kanë marrë pjesë shumë studio të huaja dhe vendase, konkurs shumë mbresëlënës për risitë që do të sjellë. Por nga ana tjetër është një proces ku “Atelier Albania” do të jetë shumë e rëndësishme, pasi jep në realitet të realizuar idenë dhe planin”, u shpreh Rama.
Ai tha se kjo nismë nuk është aspak e lehtë për shkak të financave të kufizuara dhe materialeve të kufizuara, por shtoi se do të realizohet një projekt i standardeve evropiane sa i përket qasjes urbanistike./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





