Transmetuar më 20-02-2014, 09:37

Një kukull e cila përfaqëson perfeksionin për të reflektuar dhunën ndaj gruas, pasigurinë, vetminë, sëmundjet dhe varësinë.

Artistja amerikane Samantha Humphreys së fundmi ka tërhequr vëmendjen e mijëra njerëzve, në kuadër të projektit të saj “What if”, projekt në të cilin kukullat Barbie janë viktimat e një sërë të këqijash.

“Qëllimi kryesor është që të gjejmë mënyrën për tu shpjeguar fëmijëve tanë vështirësitë me të cilat të përballë jeta. Sinqerisht nuk do të dëshiroja kurrë që fëmijët të ekspozohen para pamjeve të tilla, por e zgjodha ikonën e bukurisë për të treguar se si jeta, për disa njerëz nuk është absolutisht perfekte, siç mund të duket./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit