Transmetuar më 20-02-2014, 09:23

Në kopertinë, por e veshur. Rihanna rrëmben për të gjashtën herë kopertinën e revistës “Vogue” dhe tregon detaje të papublikuara nga jeta e saj private, të cilat bëjnë që të kuptohet më shumë si personazh.

Ajo tregon se kur ishte e vogël frekuentonte vetëm miq meshkuj dhe për “vesin” që nuk mbante kurrë reçipeta.

“Që të gjithë miqtë e mi ishin meshkuj, ndaj edhe unë vishesha si djalë. Në fund të fundit për nënën time ishte e lehtë, pasi më vishte si mua edhe vëllanë njëlloj. Nga ajo kohë fitova edhe vesin që të mos mbajë kurrë reçipeta”, shprehet Rihanna.

Me flokët e shkurtra fare, me një tualet korrekt, xhinse dhe bluze transparente, ajo është fotografuar nga fotografi Mario Testino.

Më tej dhuron fotografi të tjera, por këtë herë pavarësisht provokimit, nuk është zhveshur./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit