Transmetuar më 19-02-2014, 21:44

Një befasi e paparë nga lindja. Kimberly Fugate ishte e bindur se priste tre fëmijë, por kur erdhi momenti i lindjes zbuloi se u bë nënë me katër vajza, që të gjitha identike,

Kjo ngjarje u cilësua si rekord dhe tejet e rrallë. Gruaja Kimberly Fugate, nga Mississippi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shokua në sallën e lindjes, kur pa katër fëmijë.

Nga ana e mjekëve u cilësua si një lindje e pazakontë, pasi lindja e katërnjakëve identikë ka probabilitetin që të ndodhë një herë në 13 milionë raste.

Ndërkohë vogëlushet e lindura para kohe do të qëndrojnë në spital, deri sa mushkëritë e tyre të jenë plotësisht të zhvilluara./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit