Transmetuar më 19-02-2014, 21:29

Mali i Zi, 19 shkurt 2014 Noa.al- Klubi i deputetëve të PDS do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese, iniciativën për vlerësimin  e kushtetutshmërisë së Ligjit për financimin e partive politike, të cilin dje  e ka miratuar Parlamenti i Malit të Zi.

Shefi i klubit  të deputetëve të PDS, Millutin Simoviç, tha sot se me rastin e votimit të përbashkët të Partisë Social Demokratike dhe opozitës është sulmuar sistemi juridik i malit të Zi.

Z.Simoviç në konferencën për gazetarët, ka komentuar miratimin e 4 prej 6 ligjeve, të cilat rregullojnë procesin zgjedhor dhe ka përsëritur se ligji për financimin e partive politike është në kundërshtim me 10 pika të Kushtetutës.

Simoviç ka theksuar se PDS do të ndërmarrë të gjitha procedurat që ajo që nuk është në pajtim me Kushtetutën të korrigjohet dhe të ndryshohet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit