

Transmetuar më 19 Shkurt 2014 – Ora 21:22 – Përditësuar: 20 Shkurt 2014 – Ora 17:52
Atentati, dyshohet se u ngatërrua objektiv
Sipas grupit hetimor të Policisë së Lezhës, mësohet se dy vëllezërit, bashkë me shokun e tyre, po udhëtonin nga fshati Skuraj në drejtim të fshatit Pllanë, kur janë sulmuar në befasi me breshëri armësh. Atentati ndaj tyre është realizuar në momentin që ata po i afroheshin Urës me Harqe në Milot. Burime zyrtare të Policisë së Lezhës, bëjnë të ditur se dyshohet se dy vëllezërit dhe Klodian Ndreca janë qëlluar nga dy persona, kjo edhe për shkak të gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes. Pa mundur të marrë dëshminë e të plagosurit, pasi ndodhet në gjendje të rëndë, policia ka ngritur fillimisht dy pista hetimore, atë të një atentati për konflikte të mëparshme dhe atë të ndonjë grabitjeje të mundshme. Pista e grabitjes është rrëzuar shumë shpejt, duke marrë shkas nga provat e gjetura në vendin e ngjarjes, por gjendja e rëndë shëndetësore e të plagosurit Aurel Prendi ka kufizuar mundësinë për identifikimin e autorëve të krimit. Në këto kushte, policia po analizon konflikte të mundshme të tre të rinjve gjatë ditëve të fundit, por më shumë është përqendruar te dy vëllezërit, pasi autorët kanë njohur makinën në përdorim të tyre. Për këtë arsye, policia ka pyetur të afërmit e tre të rinjve për aktivitetin që ata kanë pasur gjatë këtyre ditëve dhe kryesisht për itinerarin e ditës së djeshme, kur ndodhi edhe atentati.
Nga ana tjetër, policia tha se po heton edhe për një konflikt pronësie në këtë fshat, sidomos për shkak të një guroreje që ndodhet në Pllanë, por nga grupi hetimor nuk janë bërë me dije detaje të mëtejshme. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar të paktën 20 gëzhoja automatiku “Kallashnikov”, të cilat janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës. Po kështu, pritet të merret në pyetje edhe Aurel Prendi, i cili ndodhet në Spitalin e Lezhës. Pas kësaj ngjarjeje, në Pllanë kanë mbërritur forca të shumta policie, si nga komisariatet e Qarkut të Lezhës, ashtu edhe nga FNSH-ja e Shkodrës. Gjithashtu janë ngritur postblloqe të shumta policie në të gjitha rrugët nacionale, pasi dyshohet se autorët e krimit janë larguar me automjet. Deri në orët e mesnatës, policia kishte shoqëruar 15 persona, por nuk ka pasur informacion zyrtar për ndonjë të arrestuar.
Familjarët e viktimave: Nuk kemi asnjë konflikt
Familjaret e viktimave nuk kane asnje piste dyshimi per atentatin, duke pretenduar se nuk kishin asnje konflikt. Gjovalin Prendi, xhaxhai dha daja i viktimave kerkon qe ngjarja te zbardhet menjehere dhe autoret te vihen para drejtesise.
“Ngjarja na ka shokuar. Ne nuk kemi patur konflikt me asnjeri. I kërkoj qeverisë Rama që të vihet drejtësia në vend.”- thotë Gjovalin Prendi.
Burime nga policia e Lezhes kane bere te ditur se po hetohet ne dy pista, ate te nje shenjestre te gabuar, ndersa behet e ditur se drejtuesi i mjetit Klodian Ndreca, i cili mbeti i vdekur eshte person me precedent penal dhe i dyshuar si autor ne nje ngjarje te dhunshme dite me pare ne Milot, ku nje i ri nga Rubiku u rrah barabarisht dhe aktualisht ne ndodhet ne gjendje te rende.
Te rinjte qe po udhetonin me nje “Golf” u qelluan te ura e vjeter e Milotit, prane vendit ku banonte Ndreca. Ky dyshohet te kete qene dhe objektivi i sulmit qe mendohet te jete kryer nga te pakten dy autore.
Plumbat e dale nga armet e atentatoreve kane deportuar edhe tek nje lokal qe ndodhej prane ures se Milotit, por fatmirësisht brenda nuk kishte asnje njeri.
Milot, 19 shkurt 2014 Noa.al- Të shtënat e armëve kanë prishur sonte qetësinë e qytetit të Milotit. Nga këta të shtëna kanë mbetur të vdekur dy persona dhe është plagosur një tjetër.
Nga plumbat kanë humbur jetën dy persona Klodian Ndreca 28 vjeç, Taulant Prendi 25 vjeç si dhe është plagosur rëndë Aurel Prendi 21 vjeç, ky i fundit sipas policisë është vëllai i viktimës Taulant Prendi. Vëllezërit Prendi kanë një punishte guri oxhaqesh
Dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre ishin duke u kthyer në shtëpi në momentin që u është zënë pritë në hyrje të qytetit të Lezhës dhe janë qëllur me breshëri automatiku.
Sipas policisë persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë viktimave. Autorët kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit tip Volkswagen ‘Golf 5’ me targë AA047VM.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka gjetur një pistoletë dhe një Kallashnikov. Efektivët e policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





