
Tiranë, 19 shkurt 2014 Noa.al- Policia e Tiranës ka prangosur sot një 33-vjeçar pranë digës së liqenit artificial. Policia bën me dije se ka arrestuar Indrit Rusin nga qyteti i Durrësit duke e cilësuar njeri me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.
Sipas bluve të kryeqytetit 33-vjeçarit i cili është ish anëtar i “Bandës së Durrësit” ju gjet një pistoletë tip “ Glock” dhe një krehër me 15 fishekë.
Policia tha se 33-vjeçari u arrestua nga Komisariati Numër 2. "Telefonata e fundit” kodohej operaconi që çoi në prangosjen e Indrit Rusit.
Burime të policisë bënë të ditur se i riu ka qënë pjesë e Bandës së Durrësit, për 4 prej të cilëve Gjykata ka dhënë dënim me burg të përjetshëm.
Kjo bandë u krijua në 1994 dhe pjestarët e saj akuzohen për disa vepra të rënda penale. Ndërsa mbetet për t’u sqaruar roli i Indrit Rusit në kuadër të kësaj bande kriminale. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





