
Sarande, 19 shkurt 2014 Noa.al- Kontrolli në vijën bregdetare ka bërë që policia e Sarandës të pikasë në ujërat detare në afërsi të Ksamilit një mjet lundrues të dyshimtë, i cili është larguar në brendësi të ujërave greke.
Policia tha se mjeti është larguar, sapo ka konstatuar se në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e kufirit.
Gjatë kontrollit të zonës detare dhe tokësore është bërë e mundur që të gjenden, rreth 47 kg lëndë narkotike, e cila ishte e ndarë në 42 pako të mbështjella me natriban.
Droga u hodh në det nga trafikantët sapo konstatuan shërbimet e policisë që u vunë në ndjekje të tyre. Mendohet se lënda narkotike do të trafikohej në drejtim të Greqisë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në bashkëpunim me strukturat e Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë Sarandë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës për këtë rast trafikimi. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





