Transmetuar më 19-02-2014, 20:26












Rita Ora është shfaqur mbi tapetin e kuq të Elle Style Awards, duke shtangur shumë njerëz teksa plot finesë dhe sharm, qëndronte me një fustan të bardhë elegant.
Shumë njerëz u detyruan të kthejnë kokën pas, për ta parë dhe admiruar me gjithë bukurinë dhe hijeshinë e saj, – komentojnë mediat angleze.
Si një princeshë e vërtetë, këngëtarja 23 vjeçare dukej mjaft mirë me fustanin e bardhë dhe me rripin e zi në mes. Me buzët e kuqe si gjithmonë, gjithashtu edhe vetë Rita dukej se ndihej mjaft mirë me fustanin e saj të bardhë. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





