Transmetuar më 19-02-2014, 20:21




Vitin e kaluar ajo hodhi pas krahëve problemet në jetën personale pas ndarjes me Russell Brand dhe iu përkushtua karrierës muzikore, duke u shpërblyer në një prej këngëtareve me fitimet më të mëdha.
Së fundmi mbërrin një tjetër sukses për Katy Perry. 29-vjeçarja u kurorëzua “Femra e Vitit” në ceremoninë e “Elle Style Awards” mbrëmjen e së martës.
Çmimi iu dorëzua këngëtares nga Kylie Minogue.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





