Transmetuar më 19-02-2014, 19:45

Tiranë, 19 shkurt 2014 Noa.al- Policia e Kryeqytetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e zhvillimit normal të protestës që do të organizohet nesër nga Partia Demokratike. Nëpërmjet një njoftimi për mediat policia bën të ditur se, do të bllokohen disa segmente rrugore.

Policia e Qarkut Tiranë, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, përgjatë zhvillimit të kësaj proteste

Policia njofton se, duke filluar nga ora 11.00 e ditës së nesërme, do të bllokohen të gjitha hyrjet drejt sheshit “Skënderbej”, përgjatë  Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”  deri në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe të gjitha rrugët që kanë lidhje me segmentin rrugor nga sheshi  “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza” Tiranë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit