Transmetuar më 19-02-2014, 19:40

Tiranë, 19 shkurt 2014 Noa.al-  Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e shoqatës së agjencive të sigurimeve. Në këtë takim u fol për problematikën dhe shqetësimet e publikut dhe të shoqatës në lidhje fushën e sigurimeve.

Kryeministri theksoi se kjo fushë përbën një potencial të madh zhvillimi për Shqipërinë dhe për pasojë nevojitet një strategji e plotë zhvillimi për të ardhmen, për t’u larguar një herë e mirë nga arnimet e vazhdueshme që janë bërë në këtë sektor.

Kryeministri i kërkoi Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Ahmetaj, të organizojë seanca të posaçme konsultimi me shoqatën e agjencive të sigurimeve, në mënyrë që brenda afatit kohor të një muaji të përgatitet një plan strategjik për këtë sektor.

Kryeministri theksoi se interesi i publikut do të jetë në qendër të strategjisë së re që do të hartohet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit