Transmetuar më 19-02-2014, 18:53

Tiranë, 19 shkurt 2014 Noa.al- Në cilësinë e Kryetares së Komitetit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, Zv. Ministrja e Mjedisit Olijana Ifti zhvilloi një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Pasi vlerësoi ndjeshmërinë dhe interesimin e veçantë të Shteteve te Bashkuara të Amerikës për mjedisin, Zv.ministrja Ifti i kërkoi Ambasadorit Arvizu që Ambasada Amerikane të mbështesë punën e Bordit Këshillimor të Komitetit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve.

Ambasadori Arvizu nga ana e tij shprehu gatishmërinë për rritjen e nivelit të bashkëpunimit në këtë fushë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit