Transmetuar më 19-02-2014, 18:33

Tiranë, 19 shkurt 2014 Noa.al-Pas miratimit në Parlament, sot ka nisur zyrtarisht punën  Komisioni Hetimor, për kontrollin e zbatimit të legjislacionit gjatë procesit të lëvizjeve në Policinë e Shtetit në periudhën kohore, shtator 2013-janar 2014. Në mbledhjen e sotme u miratua rregullorja e brendshme dhe plani i hetimit për të cilin mazhoranca kërkoi kohë, për t’u njohur me draftin. Nënkryetari Taulant Balla shprehu gatishmërinë e së majtës, për të kontribuar në një hetim të plotë dhe të drejtë, teksa e cilësoi të vonuar mbledhjen.

Në mbledhjen e parë të këtij komisioni ishin të pranishëm të 15 anëtarët, 8 nga mazhoranca dhe 7 nga opozita, të cilët zgjodhën me konsensus sekretaren, Ermonela Felaj. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit