Transmetuar më 19-02-2014, 00:39

Trupi i një shqiptari është gjetur brenda një valixheje, pasi ai ishte vrarë me goditje të forta.

Ngjarja e rëndë u raportua në lokalitetin Sinstrof të Hamburgut në Gjermani, informon noa.al.

Gazeta “Bildt” publikoi pamjet që shikoni, të të ndjerit dhe vendit ku u gjet. Viktima është Amza (Hamza) Zekiri, 46 vjeç, shqiptar i Maqedonisë.

Valixhen e kanë gjetur dy të rinj para pesë ditësh, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që kufoma e shqiptarit mund të ketë qëndruar atje që nga muaji tetor i vitit të kaluar kur edhe ai është zhdukur.

Mjekët ligjorë kanë konstatuar se Zekiri ka qenë viktimë e një krimi. Sipas tyre, shkaku i vdekjes është përdorimi i forcës mbi kokën e Zekirit.

Policia gjermane tha se 46-vjeçari shqiptar ishte i divorcuar dhe jetonte larg bashkëshortes, në Billlstedt. Nga hetimet doli se i ndjeri kohët e fundit lëvizte rregullisht në Hamburg dhe Wilhelmsburg me nje Audi A3 me targa te Hamburgut. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit