

Mali i Zi, 18 shkurt 2014, NOA.al- Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi nuk miratuan në seancën e sotme ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve. Me këtë rast deputetët e partisë boshnjake dhe të klubit të partive shqiptare nuk morën pjesë në votim. Për këtë propozim kanë votuar deputetët e Fronit Demokratik të PSP dhe të Partisë Social Demokratike kurse 27 deputetë të PDS nuk votuan.
Siç dihet për miratimin e këtij ligji nevojitej shumica prej dy të tretave të deputetëve. Deputetët e Partisë boshnjake dhe të Klubit të Partive shqiptare më parë e braktisën seancën, sepse nuk u miratuan amendamentet e tyre, të cilët kishin të bënin me aksionin afirmativ në nivelin lokal.
Kryetari i parlamentit Ranko Krivokapiq si propozues i ligjit i ka pranuar dy amendamente të Frontit me të cilat parashihet që afati për zbatimin e ligjit të jetë nga nëntori deri kur i është dhënë afat Ministrisë së Punëve të Brendshme që të furnizohet me paisje dhe të vendos në funksion sistemin për identifikimin elektronik.
Përfaqësuesit e Partive të pakicave kanë kërkuar miratimin e amendamenteve, me të cilët parashihet që në nivelin lokal të zbatohet aksioni afirmativ për popujt që përbëjnë më pak se 5 për qind nga numri i përgjithshëm i banorëve. Amendamenti i PDS me të cilin parashihet që në çdo të katërtin vend në listën zgjedhoren të jetë femër është pranuar dhe njëkohësisht është refuzuar propozimi i Pozitives, i cili parasheh që femra të jetë në çdo vend të tretë në listë. Mosmiratimi i ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve është hap i dobët për parlamentarizmin malazezë dhe për procesin zgjedhor, para së gjithash për zgjedhjet lokale në pranverë ka theksuar kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiq, duke shtuar se për këtë fajin më të madh e mban pushteti. Deputeti i FORC-ës Genci Nimanbegu ka theksuar se Partia e tij konsideron se procesi zgjedhor është larg nga demokracia dhe se duhet kthyer besimi në të. Ndërkaq deputeti i PDS Millutin Simoviq ka theksuar se përfaqësuesit e partive të popujve pakicë me plotë të drejtë kanë reaguar ashpër. Noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





