Transmetuar më 18-02-2014, 16:11

Anëtarët e UNHCR kanë gjetur një djalë 4-vjeçar, i cili ka ikur nga lufta e Sirisë. Fëmija ishte duke ecur në mes të shkretëtirës.

Fëmija, emri i të cilit është Marwan, pasi është gjetur menjëherë është dorëzuar te prindërit e tij.

Gjatë rrugëtimit, fëmija ka humbur prindërit dhe ka mbetur krejtësisht i vetëm në mes të shkretëtirës.

Për fat të mirë, ai është vërejtur nga grupi i UNHCR-së ndërsa po ecte në shkretëtirë duke mbajtur një qese plastike në dorë.

Fëmija është një nga miliona fëmijët, të cilët arratisen bashkë me familjet e tyre nga Siria për ti shpëtuar tmerreve të luftës.

Sipas të dhënave të deritanishme, nga Siria janë larguar rreth dy milion njerëz. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit