
Alergjitë u kushtojnë fëmijëve një rendiment më të ulët në shkollë, për shkak të mungesave të shumta si dhe prej vështirësive për të fjetur mirë, por edhe prej vështirësive për tu përqendruar.
Një studim i publikuar në revistën “Journal of Allergy and Clinical Immunology”, i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi 1800 nxënës, me moshë nga 15 deri në 17 vjeç, nxori disa të dhëna interesante.
Mes studentëve të mbajtur nën vëzhgim u vu re se gjatë një detyre në klasë nxënësit të cilët kishin simptoma dhe probleme alergjike dhe vështirësi në frymëmarrje, rezultonin më të dobët në mësime dhe në rezultatet e arritura./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





