Transmetuar më 18-02-2014, 15:41

Milan-Atletico Madrid, do të jetë një nga përballjet e raundit të 1/8 të Uefa Champions League. Megjithse Los Cholconeros po zhvillojnë një sezon fantastik dhe shihen si favoritë, Milani në Champions transformohet në një tjetër skuadër, dhe për trajnerin e kuqezinjëve Clarenc Seedorf, ekipi i tij ka po aq shanse sa madrilenët për të kaluar në fazën tjetër.

“Jemi gati dhe të motivuar. Do të përballemi me një skuadër që është në formë të mirë, por kjo nuk na tremb aspak, pasi Championsi është habitati i këtij ekipi.

Edhe në vitin 2007 ne ishim duke zhvilluar një kampionat të dobët, por në Champions u shpallëm kampionë, prandaj forma e kampionatit nuk vlen në këtë kompeticion.

Atletico ka një skuadër që duhet respektuar, është e fortë, por ka edhe pika të dobta, që ne duhet të mundohemi ti shfrytëzojmë në maksimum.

Shpresoj që djemtë të zhvillojnë një ndeshje të madhe dhe të mund të tregojnë cilësitë e tyre në fushë”. Seedorf më pas konfirmoi se Kaka nuk është rikuperuar plotësisht dhe është në dyshim për këtë sfidë.

“Kjo ndeshje ka një peshë tjetër. Do të përpiqemi të kalojmë turin edhe pse e dimë që përballë kemi një kundërshtar shumë të fortë, dhe më shumë mundësi na duhet të luajmë pa Kakanë.

Riki nuk është akoma mirë, do të përpiqemi ta rikuperojmë por nëse nuk ja dalim, unë e kam në mendje zëvendësuesin e tij. Pyetjes së gazetarëve se çfarë mendon për Simeonen si trajner, holandezi ju përgjigj.

“Diego është duke zhvilluar një sezon fantastik dhe sipas të gjitha gjasave do të bëhet një trajner i madh. I uroj të ketë shumë sukses, por jo në sfidën kundra nesh”.

Por sa rëndësi kanë tifozët në këtë takim sipas Seedorf? “Është shumë e rëndësishme prezenca e tyre. Shpresoj që të mërkurën në mbrëmje San Siro të jetë i mbushur plotë e për plot.

Do të jetë një mbrëmje e madhe pasi në këto lloj takimesh të sheh e gjithë bota, dhe për çdo person, të qenit në stadium si tifoz apo futbollist në një ndeshjeje Championsi, është një diçka që ëndërrohet që kur je fëmijë”.

Në konferncën për shtyp në prag të këtij takimi përkrah Seedorf ishte dhe Mario Ballotelli, i cili deklaroi se dëshiron ta ndihmojë skuadrën për të kaluar në fazën tjetër. Ndër të tjera Supermario nënvizoi se ai kurrë nuk i ka shënuar skuadrave spanjolle dhe arritja e këtij objektivi është ajo çka e motivon më shumë atë.

Balotelli gjithashtu theksoi se marrëdhëniet e tij me Seedorf janë shumë të mira dhe se holandezi është si një vëlla i madh për të.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit