Transmetuar më 18-02-2014, 14:09

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini do të zbarkojë të mërkurën në kryeqytetin Shqiptar, ku do të takohet me kreun e FSHF Armand Duka dhe kryeministrin e vendit Edi Rama.

Qëllimi i vizitës së numrit një të qeverisë europiane të futbollit është për të arritur marëveshjen e futbollit në shkolla, një projekt i bërë publik nga ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolli, në takimin që pati në muajin nëntor me delegacionin e Uefas së kryesuar nga Teodoros Teodoridhis, si dhe për ndërtimin e stadiumit të ri, një projekt i cili duhet të kishte nisur kohë më parë.

Më 21 nëntorin e vitit të kaluar, shpalosja e projektit për futbollin në shkolla nga ana e Ministres Nikolla zgjoi interesin e Uefas, dhe po atë ditë zëvendës sekretari i këtij institucioni, Teodoridhis bëri publike se në Tiranë do të zbarkojë shumë shpejt Platini, pasi masivizimi i futbollit është një prioritet i institucionit më të lartë europian të futbollit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit