
Tiranë, 18 shkurt 2014, NOA.al- Komisioni parlamentar i Ligjeve, ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës, kërkesën e 51 deputetëve socialistë për shkarkimin e Zana Cukës, drejtoreshë e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Ky miratim u bë vetëm me votat e shumicës së majtë, pasi opozita braktisi mbledhjen, duke e cilësuar shkarkimin e saj si një sulm të turpshëm mbi institucionin e ILDKP dhe një tentativë të paligjshme shkarkimi.
Po ashtu as zonja Xhuka nuk ka qenë e pranishme në mbledhje, ndonëse ishte parashikuar një seancë dëgjimore me të.
Ndërkohë anëtarët e majtë në këtë komision e kanë vlerësuar si të dobët punën e Xhukës, duke u ndalur edhe në “mospërfilljen” e saj për tu paraqitur para Kuvendit, në rastet kur ishte thërritur.
Po ashtu mazhoranca pretendon se Zana Xhuka nuk përmbush kriteret ligjore për zgjedhjen në atë detyrë, as arsimin dhe as vjetërsinë në punë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





