Transmetuar më 18-02-2014, 12:30

Fitoret ndaj Milanit, Romës dhe Sassuolos kanë rikthyer entuziasmin te Napoli, por më shumë te presidenti i të kaltërve, Aurelio De Laurentis.

Në një intervistë ku nuk i kursen edhe nuancat e humorit, numri 1 i Napolit deklaroi se sezonin e ardhshëm do të ndërtojë një skuadër që të jetë e aftë për të fituar kampionatin Italian, citon Supersport.

“Në verë do të ndërtojmë një skuadër të vërtetë që të ketë mundësi reale për të fituar Serinë A. Ky sezon do të na shërbejë për të përcaktuar se në çfarë rolesh jemi të kompletuar dhe se ku kemi nevojë të ndërhymë për të përforcuar sa më shumë ekipin.

Ndoshta me rikthimin e Lavezzit dhe blerjen e Ballotellit mund t’ia dalim. Përsa i përket Lavezzit, nëse Benitez e dëshiron mund ta bëjmë një tentativë.

Ndërsa për Balotellin është më mirë të mos e provojmë fare afrimin e tij pasi ai po kalon shumë strese këto kohët e fundit, dhe për të do të ishte e pamundur të pranonte presionin që të sjell Napoli si qytet”.

Në vijim De Laurentis foli edhe për merkaton e Janarit që zhvilloi skuadra e tij. “ Në Janar patëm fat që gjetëm disa lojtarë të përshtatshëm për ato pozicione që kishim nevojë.

Morëm një 22-vjeçar si Jorginho, i cili që tani ka treguar se ka personalitetin e duhur në mesfushë. Ndërsa për krahun e majtë blemë Ghoulam, një lojtar me të ardhme dhe këtë e shfaqi edhe në sfidën ndaj Sassuolos”.

Tashmë na mbetet vetëm të shohim edhe Henirique, që deri tani ka luajtur pak minuta. Bosi i Napolit nuk mund të rrinte pa dhënë një mendim edhe për Diego Armando Maradonën.

“Maradona është një simbol i futbollit. Ai është më shumë unik sesa i çuditshëm. Megjithatë nuk është e thënë që një futbollist i madh të bëhet edhe një trajner i tillë.

Dhe për këtë arsye ai nuk është sot në drejtimin e Napolit pasi për atë që ka dhënë për këtë skuadër do ta meritonte një post të tillë”.

Gjithsesi, për ta bërë të suksesshme një skuadër nuk duhet të vendosësh me zemër por me mendje, prandaj edhe unë zgjodha Benitezin në drejtimin e Napolit, pasi mendoj se me të në krye mund të fitojmë shumë trofe”.

Në fund, De Laurentis i është përgjigjur edhe Ëalter Mazzarrit, i cili në ditën e Shën Valentinit deklaroi se De Laurentis e dashuron akoma atë.

“Ironia e Mazzarrit? Ai është toskan dhe nuk më bezdisin aspak fjalët e tij. Mazzarri është një trajner i mirë por ne tashmë kemi ne krye Benitezin që është teknik i madh dhe ndërkombëtar, prandaj nuk dëshiroj të merrem më me Mazzarrin”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit