
Pukë, 18 shkurt 2014, NOA.al- Trupi i pajetë i një personi është gjetur në rrethin e Pukës.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë Noa.al, se trupi i pajetë u gjet në një humnerë nga banorë të zonës, ndërkohë që pritet mbërritja e mjeteve përkatëse për nxjerrjen e tij.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për 65 vjeçarin Pjetër Uksenaj, i cili prej disa ditësh rezultonte i zhdukur nga shtëpia.
Nuk dihen ende shkaqet që i kanë shkaktuar vdekjen 65 vjeçarit, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po merren me këtë rast, ndërsa po mblidhen edhe dëshmitë e të afërmve të tij./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





