
Tiranë, 18 shkurt 2014, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy persona nën akuzën e kanosjes dhe rrëmbimit.
Siç raporton Noa.al, të ndaluarit janë Rubin Hoxha 32 vjeç dhe Albert Zerani 54 vjeç, ndërsa u bë shpallja në kërkim e 26 vjeçarit Ilir Hyseagolli, që të tre me banim në Tiranë.
Të sipërpërmendurit dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin më datë 31 dhjetor 2013, kanë shtrënguar dhe rrëmbyer për dhënie pasurie shtetasin Fabjan.Sh, në shumën e 100 mijë eurove.
Pas hetimeve të zgjatura prej më se një muaj e gjysëm, u bë arrestimi i dy prej autorëve të rrëmbimit, ndërsa materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





