
Ndonëse mund të mos frekuentohet nga të gjithë, duhet ditur se peshku ton është shumë i rëndësishëm për çdo dietë dhe regjim ushqimor, pikërisht prej vetive ushqyese që ka.
Për të zgjedhur llojin e tonit, duhen mbajtur parasysh një sërë faktorësh, mes tyre cilësia, përgatitja, konservimi si dhe prejardhja e tij.
Por duhet ditur se të gjithë llojet e peshkut ton, trajtohen me ujë dhe kripë gjë që pakëson nivelin e pehashit të produktit, duke e bërë pak më të athtë dhe kësisoj më të mbrojtur nga bakteret.
Por vaji i shton këtij peshku peshën kalorike në raport me variantin natyral, por ndikon për të mbajtur më të larta vlerat e tjera, si kalciumin, hekurin, potasin dhe fosforin.
Mirëpo për gjithë ata që mund të jenë nazeli në shije, këshillohet përzgjedhja e tonit natyral.
Ndër të tjera ky ushqim edhe pse zakonisht është i konservuar, cilësohet si tejet i vlefshëm për organizmin, me shije të mirë dhe lehtësisht i tretshëm./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





