
Tiranë, 18 shkurt 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e martë, 18 shkurt 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Shpërthim me C4/ Tiranë, tritol makinës së kompanisë italiane”.
Tituj të tjerë; “Legalizimet, Lame: Falas vetëm një nga tri tarifat”.
Tituj të tjerë janë; “Reforma territoriale, Basha: Mazhoranca nuk ka numrat”.
“Lushnje vritet për tokën një javë pas ankesës në komunë”.
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Ligji, ndërtesat që s’legalizohen”.
Tituj të tjerë janë; “Letra e avokatëve, kërkojmë ekspertizë, Mëhillaj është depresiv, vëllai iu vetëvra”.
“Shkarkimi, abuzimet me shkarkimet e ILDKP, Kuvendi merr në pyetje Zana Xhukën”.
“Konflikti për tokën, 4 kushërinj vrasin 33 vjeçarin”.
Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “Qeveria më shumë pushtet mbi policinë. Gatishmëria pa pagesë deri në 6 muaj”.
Tituj të tjerë janë; “Dhunohet dhe grabitet në Kashar taksisti durrsak”.
“Basha: Reforma pa konsensus, PD në shesh”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Atentati me pagesë, Sinanaj refuzon ballafaqimin me Mitron dhe Karçinin”.
Tituj të tjerë janë; “20 shkurti, Basha: Të rinjtë drejt PD, drejt marshimit të protestës”.
“Kushërinjtë vrasin për ullishtën, katër në pranga”.
“Veliaj: Reforma, pensione edhe për ata që nuk kanë paguar kontribute”.
“LSI, 119 milionë lekë borxh, PDIU me fitim për 2013-ën”.
Gazeta “Koha Jonë” çelet me shkrimin, “Nishani: Për President do rikandidoj përsëri në 2017”.
Tituj të tjerë janë; “Pacientët e Vlorës kurohen në Fier, Tropoja pa mjekë, në Lezhë s’ka ilaçe”.
“Shpallen 366 vende vakante pune në Kryeministri dhe 14 ministri”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





