
Ndiheni disi të stresuar? Ajo që u duhet janë disa pushime, apo të qëndroni në shtëpi pa u marrë me punë. Por duket se për të luftuar stresin do të ishte më mirë të qëndronit në punë se sa të duroni partnerin.
Sepse është pikërisht partneri i cili qëndron gjatë në shtëpi, personi që i shkakton ankth dhe tension femrës, shumë më shumë nga sa mund ti shkaktojë shefi.
Kjo është teza e një studimi të zhvilluar nga Universiteti i Lancaster, në Britaninë e Madhe.
Ky studim përfshiu një kampion prej 3 mijë meshkujsh dhe femrash, ku u vu re se është pikërisht partneri ai që rrit presionin e gjakut dhe nivelin e stresit. 58% e të përfshirëve në studim pranoi se bashkëshortët ose partnerët janë përgjegjësit kryesor për nivelin më të madh të stresit. Ndërkohë 42% e të pyeturve deklaruan se ishte punëdhënësi shkaktari kryesor i stresit.
Sipas studiuesve, kriza ekonomike nuk bën gjë tjetër veçse shton nivelin e stresit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





