


Kur bashkëshorti i Anita Beaver, e la atë për një femër tjetër pas vetëm 18 muajsh martese, ajo ra në depresion dhe me shishe vere tentoi të shëronte zemrën e thyer. Por të ngrënit në tentim të largimit të dhimbjes bëri që të shtonte në peshë. Nga 57 kilogram në 114 kilogram.
Por kur nuk arriti të gjente sytjene për gjoksin e saj 44GG, ajo vendosi të krijonte brendin e saj.
Kështu, 34 vjeçja, dhe burri i saj i ri, Matt, vendosën të lansonin kompaninë e tyre të të brendshmeve me plus madhësi, për femrat me peshë të cilat duan të veshin të brendshme seksi. "Isha e martuar për 18 muaj dhe burri im kishte një aferë me shoqen time në vitin 2005. Më la të shkatërruar për të qenë me të. Fillova të pijë verë dhe të ha keq", tregon ajo. Vetëm pak muaj para se të zbulonte aferën, babai i saj, me të cilin ishte shumë e lidhur, vdiq nga sulmi në zemër. Dhe për të vënë kulmin, i ngordhi edhe qeni. "Ishte kohë e zezë. Ishte një moment i dhimbjes në jetën time", rrëfen ajo.
Anita dhe Marr, e njihnin njëri-tjetrin për kohë të gjatë derisa jetonin në Much Wenlock, Shropshire. Martesa e tij, gjithashtu kishte përfunduar dhe dyshja u afruan me njëri-tjetrin për të ‘vajtuar’ bashkë. Pak pas kësaj, marrëdhënia e tyre e tyre ndryshoi dhe ata u martuan në vitin 2010, në kishën e njëjtë, në të cilën ishin martuar prindërit e Anitës.
Dy vjet më vonë, çifti mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën Hannah derisa në muajin korrik, presin të bëhen prindër të një djali. Ish burri i saj, John është ende me ish shoqen e saj dhe megjithëse jetojnë afër nuk mbajnë kontakte.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





