Transmetuar më 17-02-2014, 22:35

Natën e datës 17 dhe 18 shkurt një asteroid gjigant kaloi pranë Tokës. Por mos u shqetësoni, pasi asteroidi 2000 EM26 nuk përbën rrezik për planetin tonë.
Shkëmbi gjigant me gjatësi 270 metra iu afrua Tokës me një distancë tetë herë më të madhe se sa distanca që na ndan nga Hëna.
Distanca është shumë e largët, por kalimi i tij pranë Tokës është klasifikuar si “asteroid potencialisht i rrezikshëm”.
Ai ishte mjaftueshëm afër për t’u monitoruar dhe marrë në studim nga teleskopët që ndodhen në Ishujt Kanarie.
Kalimi pranë Tokës rreth orës 03:00 u transmetua live dhe videon e gjeni më poshtë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





