Transmetuar më 17-02-2014, 21:50

Disa nga yjet e kinematografisë pranojnë se e kanë provuar botox-in, por që nuk kanë mbetur shumë të kënaqur prej tij.

Jennifer Aniston thotë që e ka provuar, por që nuk do të bëjë më pasi nuk bën për të.

Edhe Cameron Diaz, e ka provuar një herë dhe nuk ka mbetur e kënaqur ndaj pranon të shohë më mirë rrudhat në faqet  e saj. Aktorja Courtney Cox shprehet se botox nuk bën për lëkurën e saj. Gjithashtu edhe Jenny McCarthy, shprehet se nuk i pëlqen një gjë e tillë. Kim Kardashian, pranon që e ka provuar për rrudhat e syve, por nuk ka mbetur e kënaqur.

Robin Wright e ka provuar një herë, por nuk ka mbetur e kënaqur. Cindy Crawford, nuk e preferon botox-in, Gwyneth Paltrow thotë qe e ka provuar por nuk do ta bëjë më, gjithashtu edhe Nicole Kidman, e ka provuar, por nuk ka mbetur e kënaqur prej tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit