Transmetuar më 17-02-2014, 21:44

Java që lamë pas ishte fatkeqe për të paktën 13 persona në Shqipëri dhe dramatike për 63 të tjerë. Ata u përfshinë në ngjarje kriminale, vetëvrasje, incidente dhe aksidente të ndodhura në rrethana të ndryshme. Në këto shifra nuk janë përfshirë të vdekur për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike dhe nga incidente të tjera, në zona të ndryshme të vendit.

Ministria e Brendshme në një buletin javor që publikoi mbrëmjen e së hënës raportoi një vrasje dhe një plagosje të rëndë me pasojë vdekjen, por në kronikën e zezë të javës së kaluar, u raportuan të paktën tre vrasje:

Vrasje me armë në Dibër, ekzekutohet vëllai i nuses që dogji vjehrrën

Durrës, humb jetën një person i qëlluar me plumb

Vret të atin, e raporton si vdekje aksidentale

Lidhur me dy vrasjet e raportuara, Ministria e Brendshme tha se ka zbuluar dy autorët e dyshuar të tyre.

Sakaq, në ngjarjet kriminale të javës 10-16 shkurt u shënuan edhe 43 plagosje, mes të cilave katër persona përfunduan në gjendje kritike në spitalet e vendit.

Aksidentet ishin sërish të dhimbshme për javën që u mbyll, duke shënuar në rrugët e vendit, zyrtarisht, 26 të tilla, me tre të vdekur dhe 30 të plagosur, ku tetë prej tyre, në gjendje të rëndë.

Disa prej këtyre aksidenteve i gjeni në raportet e mëposhtme:

Aksident rrugor në Pogradec, një i vdekur dhe një i plagosur

Aksident fatal në Laç-Patok, ish-drejtorja e arsimit përplas kalimtarin

Shkon në 7 numri i viktimave, vdes njëri nga të aksidentuarit në Kukës

Aksident në Vajkan të Fierit, tre të plagosur

Plagosen në një aksident në Dibër, 6 anëtarë të një familjeje

Një vajzë mbetet e plagosur në aksident pranë “Piramidës"

Ndërkohë, të tjera ngjarje aksidentale kanë mbushur kronikën javore ku janë shënuar sërish viktima:

Gjendet një djalë i vdekur, dyshohet mbidoza e drogës

Një burrë gjendet i varur në banesë

Korçë, ndërron jetë 52 vjeçari

Ishte duke peshkuar, vdes 55 vjeçari

Korçë, i moshuari gjendet i varur në pemë

Mat, fëmija 3 vjeç mbytet në përrua

Krujë, gjendet e varur e moshuara

Bie nga skela e pallatit një punëtor

Shkon tek tezja dhe tenton të vetëvritet

Digjet një banesë në Berat, në gjendje të rëndë 30 vjeçari

Në botën e krimit shqiptar, gjatë javës së kaluar u shënuan 665 vepra penale. Ministria e Brendshme duke folur lidhur me këto ngjarje, tha se ka arrestuar 188 autorë të dyshuar dhe ka ndaluar 20 të tjerë. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit